E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi përsërit akuzat për lidhjen e Elisa Spiropalit dhe Pëllumb Gjokës
Lajme

Bardhi përsërit akuzat për lidhjen e Elisa Spiropalit dhe Pëllumb Gjokës

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se “Kryetarja e Kuvendit ka një nostalgji për qelinë e burgut të Pëllumb Gjokës.” Këtë deklaratë ai e bëri në oborrin përpara sallës së Kuvendit, ku deputetët e opozitës po pengoheshin nga Garda për të hyrë në punimet e seancës plenare.

Zoti Bardhi përsëriti akuzën e tij për një lidhje të supozuar mes Elisa Spiropalit dhe Pëllumb Gjokës. Kjo nuk është hera e parë që Bardhi akuzon kryetaren e Kuvendit për një lidhje me investitorin strategjik të qeverisë Rama, mbi të cilin rëndon akuza për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe kryerje veprash penale nga ky grup.

Edhe pse akuzat e zotit Bardhi mbeten të paqarta, ai i kërkoi gazetarëve të pyesin zonjën Spiropali për marrëdhënien e saj me Pëllumb Gjokën. Ky i fundit, nëpërmjet avokatëve të tij, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të shfuqizuar përdorimin si provë të përgjimeve nga EnchroChat dhe Sky ECC, çështje që pritet të shqyrtohet në ditët në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.