E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi tregon çfarë tha Dumani me dyer të mbyllura në Kuvend: E duan arrestimin sepse…
Lajme

Bardhi tregon çfarë tha Dumani me dyer të mbyllura në Kuvend: E duan arrestimin sepse…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zbuluar diskutimet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në lidhje me kërkesën e SPAK për mandatin e Arben Ahmetajt.

Bardhi u shpreh se Altin Dumani është shprehur në mbledhje se Ahmetaj ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë provat e mbledhura ndaj tij.

“Arben Ahmetaj ka tentuar të intimidojë dëshmitarë dhe të prishë prova. Kjo nuk mund të ndodhë. Altin Dumani në mbledhjen e këshillit të mandateve se prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e tij si deputet ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë prova. Prokuroria kërkon arrestimin e tij për të shmangur prishjen e provave. Këta duan t’i japin kohë të prishë prova dhe të negociojë me Edi Ramën. Edi Rama të vijë këtu dhe të tregojë si po shkojnë negociatat me Arben Ahmetajn të vijë këtu të japë llogari me Damian Gjiknurin”, deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.