E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha apel mjekëve: Shëndeti i shqiptarëve në duart tuaja
Publik News

Basha apel mjekëve: Shëndeti i shqiptarëve në duart tuaja

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha në një komunikim për mediat ka folur për rastet e koronavirusit në Shqipëri.

Sëbashku me ekipin e ekspertëve të PD-së, Basha ka bërë thirrje mjekëve që të kërkojnë çdo gjë që ju nevojitet për të përballuar situatën me koronavirusin.

Kreu i PD tha se qeveritë shkojnë dhe vijnë, por e rëndësishme është të dëgjohet zëri i ekspertëve.

“Shëndeti i shqiptarëve është në duart tuaja, të gjithë jemi në mbështetjen tuaj. Nuk duhet të nguroni çfarë ju nevojitet. Qeveritë shkojnë dhe vijnë, ata që do mbeten jeni ju.

Kemi një nga stafet më të specializuara te mjekëve, ajo që duhet t’ju japim ju sot janë mjetet e fondet e nevojshme për të përballuar ketë situatë. Të gjithë duhet të dëgjojmë zërin tuaj, sa më shumë të flisni ju aq më të qetë do jenë qytetarët.

Duhet të dëgjojmë këshillat e mjekeve e ti zbatojmë ato. Ju qe vini nga Italia e Veriut drejtohuni për ekzaminime e shmangni kontaktet me të afërmit e qytetarët për 2 javë.

Sot s’është koha për panik por kujdes maksimal, ne do jemi në ndjekje të situatës, ekspertët e specialistët tanë do jenë në shërbim të çdo qytetari”, ka thënë Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/3101860669838751/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.