E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Berisha s’e fshehu dot eksitimin që i jep dhuna që nxiti! Sot nuk është ditë për të vallëzuar në rrënojat e agresionit
Lajme

Basha: Berisha s’e fshehu dot eksitimin që i jep dhuna që nxiti! Sot nuk është ditë për të vallëzuar në rrënojat e agresionit

Kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë pas protestës së dhunshme të zhvilluar nga Sali Berisha, deklaroi në një prononcim për mediat se agresioni nuk mund ta marrë peng Partinë Demokratike.

“Sot është një ditë bilanci të ditës së djeshme për demokratët dhe shqiptarët. Ndonëse ndodhem këtu që nga ngjarja bashkë me bashkëpounëtorët e mi, nuk mund të ndaj asgjë me demokratët përveçse trishtimit të thellë të asaj që ndodhi dje. Nuk është ditë për t’u krenuar apo për të qeshur siç bëri ai që ishte pak më përpara. Nukë shtë ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës të një agresioni që ska gjë të përbashkët me demokratët. Është një ditë për të përsëritur atë që kemi thënë sprej kohësh. Provat janë përpara syve të demokratët, qëllimi i Sali Berishës është se nëse PD nuk e merrte në mbrojtje, atëherë PD nuk meritonte të ekzistonte. Prandaj u mundua të manipulonte demokratët për disa muaj. Demokratët qëndruan të fortë opër një familje politike. Një person I akuzuar për korrupsion nuk mund të marrë peng sakrificat e qindar mijërave demokratëve. Sot yunë nuk mund të kem buzëqeshje në fytyrë.

Për fat të mirë dje nuk pati gjakderdhje, ashtu siç kishte planifikuar Sali Berisha me një grup kriminelësh. Për fatin e mirë të PD dhe demokratëve, nuk u derdh gjak. Eksitimi përballë kësaj skene dhune, eksitimi që nuk fshihte dje tek shikonte njerëz që dëmtoheshin nga dhuna që komandonte me dorë, e ka shoqëruar dhe sot. Siç e ka shoqëruar dhe Edi Ramën në skena të ngjashme si ajo e 21 janarit. Këtu janë të ngjashëm. Sali Berisha, ndonëse dështoi me turp të merrte dhe të zaptonte vullnetin e demokratëve, nuk e fsheh dot eksitimin që I jep dhuna dhe ajo që nxiti ai. Rama është përfuituesi i vetëm I kësaj dhune. Njeriu që po bën gjithçka për të fshehur skandalin e inceneratorëve

Njeriu i 1001 sklandaleve doli sot dhe na shiste moral. Këtë ja mundësoi vetëm Sali Berisha. Rama dhe Berisha janë bashkuar në një binom. Njëri është non-grata ndërsa tjetri ka të gjitha rekordet për tu shpallur non-grata. Qëllimi dhe objektivi im dhe I bashkëpunëtorëve të mi, që kemi qenë në një mbledhje, nga këto rrënoja të dhunës së Sali Berishës dhe një grushti kriminelësh, nga këto rrënoja që eksitohet ai dhe Edi Rama, të fillojmë të ringrejmë një Parti Demokratike, siç e kanë dashur dhe themeluesit apo dhe demokratët, qytetarë të zakonshëm, të përndjekur politikë.

Ashtu siç e duan prindërit demokratë, që ju ka ardhur shpirti në majë të hundës, siç e do rinia shqiptare, shumica e shqiptarëve, Një parti që t’I prijë mbylljes së tranzicionit. Kjo duhet të kalojë përmes sprovave të tilla të dhunshme siç ishte kjo që eksitoi Berishën dhe Ramën. Dua tju them që vendosmëria është e palëkundur. Të qëndrojmë në këtë betejë për ju.

Të ndërtojmë nga fillimi aty ku është e nevojshme. Të riparojmë kudo që pashallarët kanë shkatërruar shpresën e shqiptarëve. Kanë shkatërruar të ardhm,en e rinisë dh ei trajtojnë qytetarët shqiptarë si plaçkë të cilën e flakin tutje kur nuk i duhen. Përpiqen ta grisin. Ky është mentaliteti që kemi trashëgimi, na ka bërë dëme shumë të mëdha. Gjithçka të zeszë e kemi nga dinozaurëve të tranzicionit që po I vjen fundi një e nga një.

Sa më shumë përpiqen të marrin vëmendje në televizione dhe rrjete sociale. Krijojnë një botë imagjinare që skanë lidhje me botën e halleve të qytetarëve, detyra jonë e parë, është të ndërtojmë gjithçka duke u bazuar në hallet e shqiptarëve, të formulojmë zgjidhjet e tranzicionit të stërzgjatur shqiptarë. Pavarësisht se këto janë kundër një grupi, dinozaurëve të politikës së tranzicionit” – tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.