E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Drejtësia të shkojë deri tek Rama, mban lidhjet me krimin
Lajme

Basha: Drejtësia të shkojë deri tek Rama, mban lidhjet me krimin

Ish-kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka shkruar në llogarinë e tij në platformën ‘Facebook’ se vendi është në një gjendje alarmitante për shkak të pastrimit të politikës nga ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve dhe kanë shërbyer interesave korruptive.

Në postimin e tij, Basha thekson se drejtësia duhet të vijojë deri në fund, duke arritur deri te kryeministri Edi Rama, personi që mbart lidhjet e krimit dhe korrupsionit, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Ai gjithashtu përmend se Parlamenti duhet të hapë rrugën për vetting-un dhe kontrollin e rëndësishëm të pasurive dhe lidhjeve kriminale, duke mos humbur kohë.

Basha shton se PD do të prezantojë alternativën që shqiptarët po presin dhe do të nënshtrohet një procesi të thellë rinovimi për të sjellë vlera të reja.

Postimi i plotë:

Për Shqipërinë sot është më imediate se kurrë pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste. Dosja e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, tregoi se si kjo qeveri miraton ligje e ndërmerr vendime vetëm për interesat kriminale të një klani. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund, deri tek Edi Rama, njeriu që mban lidhjet e krimit dhe korrupsionit, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Parlamenti duhet t’i hap rrugë pa humbur kohë vetting-ut dhe kontrollit të imtësishëm të pasurive dhe lidhjeve kriminale.

Aleanca Qytetare për Demokracinë do të jetë koalicioni ynë për të pastruar politikën e për të mundësuar vetting-un e politikanëve, listat 100% të hapura, votën e diasporës, kufizimin e mandateteve, rritjen e mekanizmave të kontrollit të qeverisë nga Parlamenti. Partia Demokratike do t’i nënshtrohet një procesi të thellë rinovimi dhe hapje ndaj profesionistëve dhe intelektualëve që ndajnë vlerat dhe vizionin tonë për një Shqipëri më të mirë. Me demokratët që ishin në ballë të qëndresës anti-komuniste, me të persekutuarit dhe pronarët, me kontribuesit e pas vitit ’90, me burrat dhe gratë që sakrifikojnë prej dekadash, me të rinj e të reja nga brenda dhe jashtë vendit, Partia Demokratike do të formësojë alternativën që presin shqiptarët.

Sot është koha e bashkimit të energjive, forcave, kapitaleve njerëzore e politike për t’i dhënë fund tranzicionit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.