E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha flet pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: I kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset
Publik News

Basha flet pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: I kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha flet pas mbledhje së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Basha thotë se i ka kërkuar qeverisë të drejtojë energjitë dhe resurset ndaj qytetarëve në nevojë dhe jo për sulme politike. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare thirrur nga presidenti Ilir Meta, Basha ka kërkuar sërish rritjen e numrit të testimeve për Covid-19.

“Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme”, shprehet Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.