E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha flet për djegien e mandateve/ Nuk e bëjmë sepse nuk do LSI
Lajme

Basha flet për djegien e mandateve/ Nuk e bëjmë sepse nuk do LSI

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me apelin e liderit historik të PD, Sali Berisha, për djegien e mandateve të deputetit pas zhvillimeve të fundit në vend, ku maxhoranca e Edi Ramës zgjodhi vetëm me votat e saj Kryeprokurorin e Përkohshëm.

Sipas tij, djegia e mandateve është diçka e pamundur se kjo nuk pranohet nga të gjitha partitë opozitare. Basha tha se këtë gjë duhet ta bëjë e gjithë opozita.

“Duhet ta bëjë e gjithë opozita. Jo të gjithë e bëjnë. Prandaj nuk mundemi”, – tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Kujtojmë se pas apelit të ish-kryeministrit Sali Berisha, për djegien e mandateve nga opozita, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shpreh kundër kësaj zgjidhjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.