Basha flet për ftesën zyrtare që i ka ardhur: Askush të mos ketë iluzione se kriza zgjidhet me…
Lideri i demokratëve, Lulzim Basha i pyetur nga gazetaret sot ka dhene pergjigjen e tij pas fteses se OSBE e cila ka thirrur një tryezë të përbashkët në datën 25 shtator për të diskutuar mbi reformën zgjedhore.
“Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështesë autoritetet shqiptare për të përfunduar Reformën Zgjedhore në kohë dhe gjithëpërfshirëse ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të palëve të interesuara kombëtare dhe ndërkombëtare”, shkruhej në njoftimin e OSBE.
Në prononcimin e tij, Basha pas aktivitetit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë tha se “askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër”.
Pyetje: Në tryezën e thirrur për Reformën Zgjodhore më datë 25…
Lulzim Basha: Kush ju tha që ka tryezë?
Pyetje: Ju ka ardhur ftesa zyrtare…
Lulzim Basha: Po ti shikojmë ftesat se ftesat p\bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën |Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



