Basha i mbyll përfundimisht derën Berishës: Nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur “non grata”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka mbyllur përfundimisht derën ish-liderit historik, Sali Berisha duke theksuar se nuk është më i hapur për asgjë ndaj një personi të shpallur “non grata”.“Demokratëve, mbështetësve të mi, mbështetësve të forumeve të PD-së, kritikëve të mi, kundërshtareve dhe rivalëve të mi ju them të qëndrojmë të bashkuar përballë regjimit të Edi Ramës, përballë skenarëve të dhunës e shkatërrimit të PD-së.
Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë, jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundështimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që sherbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj.
Kjo është e ardhmja që demokratët kanë zgjedhur, kjo do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike”, tha Basha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



