Basha i paaftë/ Rama i hap artificialisht çështje
“Paaftësia e opozitës ka të bëjë me traumat dhe gabimet e rënda që kanë shoqëruar gjithë lidershipin e Bashës për të shkuar tek humbja katastrofike e zgjedhjeve të 25 qershorit.”- u shpreh ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi në një intervistë për gazetaren Merita Haklaj.
Sipas Patozit, paaftësia është mënyra sesi i qaset zoti Basha kësaj çështjeje dhe se si herë pas herë shkon pas çështjeve që i hap zoti Rama në mënyrë artificiale.
“Mjafton të shikojmë seancën e shkuara në Parlament ku pati një duel të gjatë mes dy udhëheqsave. Dukej sikur Saimir Tahiri, policët dhe Vangjush Dako ishin të Partisë Demokratike dhe jo të Partisë Socialiste, sepse i tillë ishte disniveli i debatit”.-është konstatimi i Patozit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



