Basha i përgjigjet Ramës: Mbylli 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama.

“Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës! Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri”, shkruan Bahsa në një postim në Twitter.
Përgjigja e Bashës vjen pas reagimit të kreut të qeverisë në të njëjtin medium. Më herët gjatë ditës së sotme, deputetë të opozitës kanë akuzuar qeverinë për mbylljen e shkollave në disa zona të vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



