Basha po pregatit të djathtët psikologjikisht se nëse do Rama vijnë në pushtet
Kreshnik Osmani
Të më ndjeni për sinqeritetin dhe vërtetësinë. Nuk më takon të komentoj zhvillimet tek një parti tjetër, por duke qene se PD ka qene pjese e zemres dhe e shpirtit te çdo shqiptari ne fillimet e demokracisë atehere kur kishim endrra te medha për kete vend dhe ne një farë menyre, kush me shume e kush më pak, te gjithe kemi aksione aty, me duhet t’i them dy fjalë.
Plaka ime që nuk merret me politikë tha:
“Ato fytyrat qe pashe aty ke mbledhja e statutit te Lulit nuk i rrezojne dot komunistat mi nonë” -dhe ka te drejte-.
Nuk e kam te qarte se si dhe ku mund t’i gjejne energjite, por z. Basha i pregatiti te djathtet psikologjikisht dhe shpirterisht se pushteti atyre do t’u vije kur t’ia jape e majta jo kur ta rrezojne te majten sepse me ketë takëm njerezish kjo eshte e pamundur te ndodhe. Per kete arsye ai vendosi te mos largohet nese humb zgjedhjet. Kush mendon se po bej diversion apo me shpall armik sepse po perhap frymen e pesimizmit i fryre dhe i paguar nga armiqte e jashtem, nuk me intereson fare sepse aq më ben.
Une shkruaj per interesin e pergjithshem dhe nuk me intereson fare karriera e disa tipave qe shohin Lulin ne drite te syrit qe ai t’i mbaje mend dhe te zene vendin tek lista e gjerave te mira.
Kujdes, sepse shoku Enver ka thene: “Armiku me i rrezikshem eshte ai qe harrohet. Te mbajme lart frymen revolucionare”. Ndersa shoku Mao ka thene: “Lidhur me sabotatoret dhe armiqte e kauzes tone ne thjesht u heqim atyre te drejten e fjales”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



