E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha, Kadilli dhe tenori Rudi Sata kanë kërkuar ndryshime  në statut
Publik News

Basha, Kadilli dhe tenori Rudi Sata kanë kërkuar ndryshime në statut

Përveç draftit të Lulzim Bashës dhe Fatbardh Kadillit, që tashmë janë bërë publike, në tryezën e grupit me 9 anëtarë ka mbërritur edhe drafti i tenorit Rudi Sata.

“Të mërkurën, datë 14.07.2021, orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtarë të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë”, njoftoi pak ditë më parë sekretari i përgjithshëm i PD-së anëtarët e komisionit. Ndërkohë, vetëm një ditë më pas, pikërisht ditën e  enjte, do të mblidhet edhe Kryesia e PD-së, e cila do të njihet me analizën e zgjedhjeve që është bërë në 12 qarqe dhe listën me kandidatët për Këshillin Kombëtar.

PROPOZIMET E BASHËS 

Kreu i PD-së propozon një kryesi më të zgjeruar, ku kryetari i Këshillit Kombëtar të jetë anëtar i saj për shkak të funksionit që mban. “Është zgjeruar kryesia e partisë, duke  përfshirë si anëtarë të saj për shkak të funksionit edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar; kryetarin e Bordit Financiar, kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe kryetarin e Komisionit  të Apelimit, Integritetit dhe Etikës. Gjithashtu, është shtuar rregulli që jo më pak se 30% e anëtarëve të zgjedhur të kryesisë t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar”, thuhet në propozimin e Bashës. Sipas këtij propozimi, në kryesi do të jetë edhe Arben Ristani, një tjetër kritik i Bashës ndaj humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Ristani mban në PD  funksionin e kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës. Por Basha përfshin në Kryesi për shkak të funksionit që mban edhe Jemin Gjanën, i cili është kryetari i të gjitha komisioneve zgjedhore në PD qëkur Basha drejton këtë parti. Si parti në opozitë, kryetari i PD-së duket se  do të përfshijë në organet drejtuese të partisë sa më shumë personalitete të saj. Në këtë funksion, Basha propozon që numri i sekretarëve të mos jetë i limituar, por të jetë në dorën të kryetarit që të caktojë numrin që i duhet. “Është rikonceptuar Sekretariati Ekzekutiv i Partisë, duke hequr numrin limit të sekretarëve funksionalë në përbërje të tij. Ky rregull është shtrirë edhe për degët e partisë”, propozon Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.