E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Kërkon një reflektim të thellë brenda PD.
Lajme

Basha: Kërkon një reflektim të thellë brenda PD.

Kreu i PD Lulzim Basha duke komentuar rezultatin e votimeve në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, tha se pjesëmarrja shumë e ulët është një mesazh i fortë dhe kjo kërkon dhe një reflektim brenda PD-së.

Basha theksoi se PD do reformohet duke degjuar qytetaret.

“Do ngremë problemet e tyre kudo që janë pa asnjë kompromis me të keqen e do ofrojmë zgjidhje e do bëjmë gjithcka që të jemi një orë e më parë përmes një procesi të lirë e të ndershem zgjedhor në gjendje që këto zgjidhje t’i kthejmë në realitet”.

Lulzim Basha: Një gjë dua të garantoj gjithë demkratët asnjë gjë nuk na lëviz nga vendosmëria që partia jonë të mbetet parti politke e shpreses. Kemi gabimet e mëkatet tona, kemi pjesën tonë të përgjegjësive pse vendi është në këtë situate ndonëse kemi 8 vite që ofrojmë opozitë ballore.

Ajo që ka ndodhur dje që njerëzit kanë folur qartë me mos pjesëmarrje kërkon një reflektim të thellë brenda PD një reformim të thellë që të mundëosjë që PD të jetë më shumë se kurrë vendi ku qytetarët të gjejnë vendin e tyre e zgjidhje për hallet këtë do bëjmë do dëgjojmë njerëzit do reformohemi duke dëgjuar dëshirat kritikat e aspiratat e tyre.

Do ngremë problemet e tyre kudo që janë pa asnjë kompromis me të keqen e do ofrojmë zgjidhje e do bëjmë gjithcka që të jemi një orë e më parë përmes një procesi të lirë e të ndershem zgjedhor në gjendje që këto zgjidhje t’i kthejmë në realitet.

Ndenja në shtëpi e 70% të votuesve është mesazh shumë i fortë mund të merremi sa të duam dhe me indivië që e kanë dëmtuar PD-në.

Pyetje: Si do e mundi Ramën me ketë rezultat?

Basha: PD është dhe mbetet shpresa e shqiptarëve

Kryedemokrati Lulzim Basha njofton se Partia Demokratike ka dërguar 3 denoncime në SPAK lidhur me procesin zgjedhor të zhvilluar në bashkitë e Shkodrës, Dibrës dhe Rrogozhinës.“Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që 6 marsi është një anormalitet. Asgjë nuk ka ndryshuar për krimet zgjedhore. Problemet janë thelluar. Me mos pjesëmarrje të madhe, numër rekord të ulët votuesish. Qytetarët e braktisën procesin zgjedhor pasi nuk kishin garanci shtesë. PD-së iu mohuan komisionerët. Aleanca e non-gratave kërcënoi bashkë me bandat në Vorë, komisiolnerët vendas. Sa për dijeninë tuaj, ne kemi çuar në SPAK 3 denoncime për SHkodrën, Dibrën dhe Rrogozhinën. Njerëzit e kuptojnë mirë që republika shqiptare ka arritur në një pikë të papranueshme. Kjo u tregua me mospjesëmarrjen. Një pjesë i takon opozitës. Na takon të bëjmë një reflektimt ë thellë për reformimin e brendshëm. Të shkëputemi nga pjesët e së shkuarës. Nëse beteja jonë në 8 vite ka qenë për ato fenomene që e kanë shkëputur politikën nga njerëzit, ne kemi nevojë për një reflektim të brendshme. Mos ta trajtojmë PD-në si një qëllim, por një instrument në vetvete” – tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.