E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Koalicioni ynë bashkë me LSI-në, do të largojmë Ramën e do të nisim zbatimin e planit tonë
Publik News

Basha: Koalicioni ynë bashkë me LSI-në, do të largojmë Ramën e do të nisim zbatimin e planit tonë

Lulzim Basha u përgjigj: “Jua dhashë që në fillim, është kaq i lodhur, se çfarë thotë sot nuk e thotë nesër. Sa herë do ta kapni ju duke gënjyer dhe duke përgënjeshtruar veten e tij, shumë shpejt do të fillojë duke thënë të njëjtën gjë në mëngjes, në darkë dhe ta përgënjeshtrojë të nesërmen e pastaj do të përgënjeshtrojë veten e tij brenda ditës. Nuk mban më Rama! Ka mbaruar! Është e shkuara, prandaj s’po merrem me të më. Boll ju vjedh kohë ju dhe shqiptarëve dhe kaq javë sa I kanë mbetur dhe tani duhet të merremi me të ardhmen

Dhe në të ardhmen koalicioni që unë drejtoj bashkë me LSI-në dhe gjithë partitë e tjera, hapi i parë që do të hedhim bashkë me të gjithë shqiptarët, do të largojmë Edi Ramën më 25 prill dhe pas kësaj do të nisim zbatimin e planit tonë të punës, që do të sjellë ndryshim real dhe te prekshëm, jo mrekulli, por normalizim dhe shanse për mirëqenie. Nuk kam premtuar dhe nuk premtoj mrekulli, por marr angazhime të realizueshme që bëjnë të mundur që Shqipëria të fitojë përmes këtij plani në ekonomi, shëndetësi,në të gjitha fushat. “

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.