E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Lajm i gëzueshëm jo vetëm për besimtarët katolikë
Publik News

Basha: Lajm i gëzueshëm jo vetëm për besimtarët katolikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur emërimin e Imzot Arjan Dodaj, si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës.

Emërimi është bërë nga Papa Françesku. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i opozitës thekson se ky është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për besimtarët katolikë.

Basha pohoi se Imzot Dodaj do ta çojë përpara detyrën e tij të shenjtë me të njëjtin përkushtim që e ka dalluar rrugëtimin e tij në krah të të pamundurve e të mënjanuarve të shoqërisë sonë.

MESAZHI I BASHËS
Emërimi i Imzot Arjan Dodaj, si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës nga Papa Françesku, është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për besimtarët katolikë.
Jam i bindur se Imzot Dodaj do ta çojë përpara detyrën e tij të shenjtë me të njëjtin përkushtim që e ka dalluar rrugëtimin e tij në krah të të pamundurve e të mënjanuarve të shoqërisë sonë.
Duke shprehur mirënjohjen time më të thellë për punën e shkëlqyer të kryer nga paraardhësi i tij, Imzot George Frendo, i uroj mbarësi Imzot Arjan Dodaj në shërbesën e tij të re, për të mirën e përbashkët, paqen dhe shpresën në Shqipëri 🇦🇱

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.