Basha mbështet SPAK-un dhe e quan Metën të sëmurë mendor

Kreu i PD-së së “Vulës”, Lulzim Basha, në një takim me këshilltarët bashkiakë, sulmoi kreun e Partisë së Lirisë.

Basha i del në krah të SPAK-ut, duke theksuar se Meta është një i sëmurë mendor.

Ky “qëndrim” i tij vjen pas sulmeve që Meta i ka bërë SPAK-ut dhe kreut të kësaj strukture, Altin Dumanit.

“Qëndrojmë krah SPAK-ut dhe ky është një qëndrim unik nga segmenti politik i qeverisë, pazar-opozitës dhe i pavijonit të pacientëve me sëmundje mendore. Njëri ka hall se po i trokasin prangat, tjetri ka hall se zullumet që ka bërë dhe vazhdon të bëjë, do t’i zërë përfund pavarësisht prej imunitetit aktual që kanë, të tjerët kanë halle që i di gjithë bota”, u shpreh Basha.

Publikuar nga Publik Media