E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha mbledh  kryetarët e PD në rrethe: Mos bini në kurthin e kundërshtarit! Nuk do t’i njohim zgjedhjet
Publik News

Basha mbledh kryetarët e PD në rrethe: Mos bini në kurthin e kundërshtarit! Nuk do t’i njohim zgjedhjet

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme në një takim drejtuesit degëve ku ka bërë një analizë për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha ka deklaruar se, Partia Demokratike nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit.

Ai u ka kërkuar atyre të mos bien në kurthin e kundërshtarit, duke kërkuar të mblidhen sa më shumë fakte për manipulime të procesit zgjedhor.

Kreu i demokratëve është shprehur se javën e ardhshme do të nisë një tur nëpër çdo degë të PD-së nëpër Shqipëri për t’u njohur nga afër me këto prova.

“Partia Demokratike nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, ka deklaruar Basha.

Basha deklaroi sot duke dalë nga selia blu se beteja do të vazhdojë deri në fund në përgjigje të zërave që kanë kërkuar dorëheqjen e tij pas rezultatit të zgjedhjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.