E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha mesazh demokratëve të zhgënjyer: Kulti i individit s’mund të ngrihet më në asnjë formë
Lajme

Basha mesazh demokratëve të zhgënjyer: Kulti i individit s’mund të ngrihet më në asnjë formë

TIRANË – Një mesazh për demokratët e zhgënjyer e të mërzitur me të, kryedemokrati Lulzim Basha rezervoi në fjalën e tij nga selia e PD, në eventin për 31 vjetorin e themelimit të PD.

“Shohim te rinia shpresën të ardhmen, që duhe të kishtë ardhur por u ndal prej regjimit e gavimeve tona. Te rinia, shpirti i saj i pastër, ne PD do të vendosim fatin e Shqipërisë europiane, por ne nuk mund të injorojmë se ndryshe prap do gabojmë c’ka po ndodh me një pjesë të familjes tonë politike.

Ndaj i drejtohem demokratëve të zhgënjyer, e njoh edhe e kam prekur dëshmpërimin tuaj. Kur më keni votëbesuar, jo një karrige po prirjen në betëjën për përmbysjen e një shteti që nuk ka lidhje me demokracinë dhe votën e lirë. Të një beteje ku demokratët do prinë edhe një herë me vlera e parime me motivin e vetëm për të cilën lindëm 31 vjet me parë. Interesat e tyre, janë më të shenjta. Hijet e të kaluarës s’mund t’ju turbullojnë kulti i individit s’mund të ngrihet më në asnjë formë.

Jam në mesin tuaj, jo si njeri që përpiqet të shtojë radhët, ky është përkufizimi bolshevik i udhëheqësit, por përmes parimeve, të mos bëjë atë që po tentojnë të bëjnë sot, aktorët 30 vjecar të tranzicionit sepse po e bëra edhe unë kam vënë një tjetër tullë në murin e tranzicionit. Nuk jam në mesin tuaj për të kërkuar njerëz që më ndjekin vebërisht, por jemi të gjithë udhëheqës që frymëzojnë udhëheqës. Cdo shqiptar të jetë luftëtar i vlerave dhe parimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.