Basha në Berat: Ramavirusi s’mund të mbulojë dështimet totale me gënjeshtrat e dala boje
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka degjuar nga afer problemet me te cilat po perballen fermeret ne Berat. Ata tregojne sa te veshtire e kane mbijetesen, nderkohe qe qeveria i ka lene ne harrese.
“Në Berat takova dhjetra fermerë që më treguan për shqetësimet e tyre dhe vështirësitë që përballen çdo ditë. Janë familje që me punën në bujqësi nxjerrin të ardhura për të mbajtur familjet e tyre. Pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t’i nxirrnin në treg. Qeveria i braktisi në ditë të vështira ndërsa për 7 vite me radhë ua shtoi faturat dhe hallet duke ua bërë të pamundur mbijetesën”- thekson Basha.
Sipas tij, fermerët kudo në Shqipëri ndiejnë sot më shumë se kurrë harresën e qeverisë dhe moskujdesin ndaj agrobiznesit. “Asnjë subvencion për produktet e tyre, ndërkohë që çmimet janë rritur e nafta është më e shtrenjta në rajon. RAMAVIRUSI nuk mund t’i mbulojë dështimet e tij fatale për bujqësinë me gënjeshtrat e dala boje”- ka thene kryedemokrati, duke shtuar se “Ne kemi një plan të detajuar për t’a nxjerrë bujqësinë nga kriza e për t’a shndërruar në një sektor fitimprurës për fermerët dhe vendin”.
Kreu i PD-se ka garantuar se ai do ta nise me mbështetje direkte për çdo fermer në bazë të prodhimit, me uljen e çmimit të naftës, lehtësimin e aksesit në treg, heqjen e monopoleve që vdesin konkurrencën dhe mbështetje të prodhimit vendas.
“Bashkë do t’i japim shqiptarëve një qeveri normale që garanton shanse të barabarta për ta dhe normalitet e punësim”- theksoi Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco












