E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në konferencë shtypi me Vjosa Osmanin, pas takimit në PD
Publik News

Basha në konferencë shtypi me Vjosa Osmanin, pas takimit në PD

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku u takua me Lulzim Bashën.

Së bashku dhanë edhe një konferencë të përbashkët, për çështjet kryesore të takimit të saj. Kreu i PS-së, Lulzim Basha u zotua përpara Osmanit, se një nga detyrat e para që do të ketë kur të marrë detyrën e Kryeministrit, do të jetë heqja e traut, që të mos ketë asnjë pengesë ekonomike mes dy vendeve.

“Në takim folëm për domosdoshmërinë për një qëndrim të unifikuar midis Tiranës dhe Prishtinës për gjithçka që lidhet me Kosovën.

Dua të përsëris zotimin tim dhe të PD-së se pas 25 prillit do të ketë një ndryshim rrënjësor, një mbështetje e Kosovës. Duke zhbërë atë që edhe Komisioni Evropian e ka quajtur si të papërshtatshme. Jam krenar që kam dhënë kontributin tim në njohjen e Kosovës.

Kuvendi i ri do të votojë rezolutën për të dënuar krimet e gjenocidit nga Serbia. Ne nuk mund të lejojmë që historia të shkruhet nga agresorët. Nuk mund të lejojmë që të nëpërkëmben nga ata të cilët vazhdojnë të lemerojnë agresorin që shkaktoi gjithë atë gjenocid.

Do të vazhdojmë të mbështesim, ku si qëllim do të jetë njohja e dy shteteve.

Kjo më sjell te çështja e dytë, nevoja për të eliminuar barrierat zyrtare dhe jo zyrtare, një nga vendimet e mia të para si Kryeministër do të jetë heqja e traut dhe që të mos ketë asnjë pengesë monetare mes dy vendeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.