E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në Samitin e PPE: Ballkani është kthyer në kryqëzimin e rrugëve të trafikantëve e kriminelëve
Publik News

Basha në Samitin e PPE: Ballkani është kthyer në kryqëzimin e rrugëve të trafikantëve e kriminelëve

Duhet guxim për të drejtuar gishtin ndaj atyre që gërryejnë demokracinë

folur në Samitin e PPE për Ballkanin Perëndimor, ku është ndalur tek adresimi i pengesave për në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, kryedemokrati ka theksuar se duhet guxim për të drejtuar gishtin ndaj atyre që gërryejnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e media.

Teksa u ndal në raportin e ODIHR për zgjedhjet, Basha tha se nëse hiqet emri i Shqipërisë, duket sikur është raporti i zgjedhjeve i Bjellorusisë së Lukashenkos.

Sipas Bashës, Rajoni është kthyer në kryqëzimin e rrugëve të trafikantëve e kriminelëve, të cilat nxiten dhe lehtësohen nga autokratët e Ballkanit.

Basha i bëri thirrje shteteve anetarë të BE-së, që të mos pranojnë për vendet tona, gjëra që nuk do t’i pranonin kurrë për zgjedhësit tyre.

“Ne presim nga ky Samit i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat në udhëtimin tonë drejt Europës.

Përveç arenë përplasjesh gjeostrategjike, Ballkani është kthyer edhe në kryqëzimin e rrugëve të trafikantëve e kriminelëve, të cilat nxiten dhe lehtësohen nga autokratët e Ballkanit, që për pushtetin e tyre përdorin krimin e më pas e ndajnë pushtetin me ta.

Për shumë vite është kërkuar stabiliteti në dëm të demokracisë, duke korrur si rezultat bjerrjen e të dyjave.

Mjafton të shihni raportin e ODIHR, 5 rekomandimet prioritare, nëse hiqni emrin e Shqipërisë, do të mendoni se është raporti i zgjedhjeve i Bjellorusisë së Lukashenkos. Po ju përmend vetëm një frazë, “Shteti duhet të garantojë lirinë dhe fshehtësinë e votës”.  Lirinë dhe fshehtësinë e votës?! Në 2021, në Shqipëri, një vend anëtar i NATOS-s, kandidat për në BE që pret Konferncën e Parë Ndërqeveritare…

Ndaj në këtë proces, sinqeriteti dhe guximi janë thelbësorë.

Guxim për të drejtuar gishtin ndaj veprimeve dhe autorëve që gërryejnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e medias.

Duke mbajtur qëndrim, për të mos pranuar për vendet tona, gjëra që nuk do t’i pranonit kurrë për zgjedhësit tuaj.

Për këtë, unë besoj se rajoni ynë ka nevojë për më shumë mbështetje për sundimin e ligjit, më shumë ndihmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, më shumë mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Vetëm në këtë mënyrë ne mund të krijojmë, së bashku, më shumë mundësi për të rinjtë tanë dhe qytetarët tanë, dhe të bëhemi udhëheqës të vërtetë për shpresat dhe aspiratat e tyre dhe jo shfrytëzues të frikës de anktheve të tyre”, u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.