Basha: Nuk mund të hyjmë në Europë duke u sjellë si satrapë orientalë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se Shqipëria nuk mund të hyjë në Europë me këtë qeveri. I pyetur nga gazetarët gjatë emisionit ‘Opinion’ për të ardhmen e Shqipërisë në BE, Basha tha se nuk mund të integrohemi në Europë duke u sjellësi satrapëorientalë.
Ndërsa shtoi se qytetarët shqiptarë janë ata që do ta çojnë Shqipërinë në Europë.
‘Nuk mund të shkojnë në Europë duke u sjellë si satrapë oriental. Nuk mund të hyjë Shqipëria në Europë me një kryeministër satrap oriental, i cili nuk merr vesh as nga ekonomia, as nga politikat be punësimit. I cili e ka mendjen vetëm për qejfet e veta, për protagonizimin e vet, për këpucët e veta. Nuk hyhet kështu në europë. Opozita ime dhe kryesimi im i opozitës është europian, sepse unë mendoj se të hymë në Europë duhet të kemi jo vetëm qëllimin por edhe mjetin e standardit europian dhe për këtë arsye unë i jam përkushtuar të gjitha mjeteve dhe metodave europiane. Por edhe europianët kur u shkon thika në palcë qohen e mbushin sheshet, nuk ikën populli, ikën kryeministri, ikën qeveria. Fuqia e protestës popullore është bashkimi dhe pjesëmarrja e njerëzve. Njerëzit në shesh do të thotë që Edi Rama duhet të ikë dhe rend të ri duhet t’i japim vendit’, u shpreh Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



