Basha pas takimit me ambasadorët e vendeve të BE: Do të kërkojmë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore dhe…
Përmes një deklarate kryedemokrati thekson se 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe për PD-në nuk mund të quhet një kapitull i mbyllur.
Basha thotë se PD do kërkojë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore, ndëshkimin e fajtorëve dhe kthimin e legjitimitetit e demokracisë në vend.
DEKLARATA E PLOTË E BASHËS
Diskutime të frytshme sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Integrimi Europian i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike, ndaj do të bëjmë gjithçka që vendi ynë të eci përpara në këtë rrugëtim kaq të rëndësishëm për qytetarët tanë. Për ne BE do të thotë votë e lirë, pavarësi e institucioneve, liri dhe pavarësi e mediave, ndarje e politikës nga krimi dhe luftë ndaj korrupsionit. Pa këto nuk mund të ketë as zhvillim, as integrim dhe as demokraci. 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe për Partinë Demokratike nuk mund të quhet një kapitull i mbyllur. Prandaj ne do të kërkojmë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore, ndëshkimin e fajtorëve dhe kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.

LEGJISLATURA E RE/ SORECA: OPOZITA DO LUAJË ROL VENDIMTAR
Më herët përmes një postimi në “Twitter” ambasadori Soreca tha se pati një diskutim të gjatë me kryedemokratin, ku në fokus ka qenë situata aktuale politike pas zgjedhjeve të 25 prillit, integrimi i Shqipërisë në BE, si dhe Reforma në Drejtësi.
“Diskutim i gjatë sot mes ambasadorit të BE në Tiranë dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar, ne shkëmbyem pikëpamjet mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, median dhe Reformën në Drejtësi”, shkruan ambasadori Soreca.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



