Basha: Për tekat e Edi Ramës do paguhen 110 mln euro
Ndërsa kanë mbetur edhe 23 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal tek rasti i biznesmenit italian, Francesco Becchetti, ku Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin, duke u detyruar të paguajë 110 milionë euro.
“Sa do t’u kushtojë shqiptarëve lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti? Përgjigja 110 milionë euro. Për shkak të papërgjegjshmërisë së Edi Ramës, çdo shqiptar do të paguajë 4.560 lekë për mbylljen e Agon Channel”- shkruan Basha në Instagram.
Një ditë më parë, Zëri i Amerikës shkruante se Shqipëria humbi përfundimisht procesin gjyqësor në arbitrazhin ndërkombëtar me biznesmenin italian, duke u detyruar të paguaj shumën e madhe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



