E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Përkeqësimi i  lirisë së medias, i shtohet panoramës së hidhur të krimit dhe korrupsionit
Publik News

Basha: Përkeqësimi i  lirisë së medias, i shtohet panoramës së hidhur të krimit dhe korrupsionit

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të Reporterëve pa kufij për lirinë e medias, ku Shqipëria ka humbur 2 pozicione dhe bën fajtore qeverinë.

Lulzim Basha

 

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se “Shqipëria është përkeqësuar dhe ka rënë më poshtë në indeksin e lirisë së medias! Kjo ka ardhur si pasojë e nismave të qeverisë për të censuruar fjalën e lirë e ushtruar presion ndaj atyre që denoncojnë korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe abuzimet me fondet publike“.

 

5adc7750-d301-407e-a8f7-be200705c12e

Sipas Bashës, ai që ka frikë nga fjala e lirë është armik i demokracisë.

“Ai që përditë nëpërkëmb dhe ofendon gazetarët, duke kërcënuar ata që mendojnë ndryshe e denoncojnë aferat korruptive, ai përditë largon gjithnjë dhe më shumë vendin dhe shqiptarët nga standartet europiane.

Censura, dhuna dhe autocensura në një vend që pret për antarësim në Bashkimin Europian, i shtohen panoramës së hidhur të krimit dhe korrupsionit që kjo qeveri servir në tryezën e ligjvënësve europianë“, e mbyll Basha mesazhin e tij.

b0b9355c-bd3d-4876-a3d2-a92c35d47e5f

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.