E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Po përgatitet mbyllja e dosjes Tahiri, akuzat proruse tymnajë
Lajme

Basha: Po përgatitet mbyllja e dosjes Tahiri, akuzat proruse tymnajë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se tezat që artikulohen në media kundër kësaj force politike janë ato që më parë artikuloheshin nga ministrat e korruptuar të Toni Blair, të cilët janë dënuar në vendin e tyre.

“Nuk kemi asnjë lidhje me rusët, nëse ju intereson pyesni Ramën për lidhjet me Gunvorin”, tha Basha.
Kreu demokrat tha se akuzat se ne mund të kemi përfituar nga rusët janë abuzime.

“Ka një dallim të madh mes kësaj dhe skandalit të Edi Ramës me Bilal Shehun, pasi në këtë rast u thyen ligjet amerikane, ndërsa PD nuk ka shkelur asnjë ligj, qoftë shqiptar dhe amerikan. Ne kemi kërkuar që në nëntor që prokuroria të hetojë mbi ccështjen”, tha Basha.

Kreu i PD-së tha se Kryeprokurorja nuk duhet të bëhet vegël e Taulant Ballës, pasi dy javë më parë ky i fundit tha se do thirret Arben Ristani në prokurori, ndërsa prokuroria bën atë që kërkon Balla pas dy javësh.

“Ky është një sulm i ulët propagandistik i Edi Ramës sepse po përgatitet mbyllja e dosjes dhe hetimeve për Sajmir Tahirin”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.