E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha : Rama ështē kryeTirja, pas 8 vitesh dështime nuk mund të sjellë më asgjë
Publik News

Basha : Rama ështē kryeTirja, pas 8 vitesh dështime nuk mund të sjellë më asgjë

Në një status në Facebook, kreu i demokratëve akuzon kryeministrin Rama se në 8 vite vetëm ka dështuar dhe tani nuk mund të japë asnjë zgjidhje për vendin.

“Pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë. Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë”, shkruan Basha.

Ndërkohë një ditë më parë, Lulzim Basha në një prononcim për mediat u shpreh se “pandemia e nxori zbuluar dështimin total të Edi Ramës me shëndetësinë. Paratë që u ka marrë shqiptarëve ua ka çuar PPP-ve. Tirja është produkti i vetëm i Edi Ramës në 8 vite. Sepse vetë Edi Rama është krye-Tirja”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.