E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Ramavirusi, i babëzituri s’do t’ja dijë për mbi 120 mijë të papunë
Publik News

Basha: Ramavirusi, i babëzituri s’do t’ja dijë për mbi 120 mijë të papunë

Kreu demokrat Lulzim Basha vijon “luftën” me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa paralajmëron se fundit të qeverisjes së tij i ka ardhur fundi.

Basha shkruan se Rama e ka shkatërruar Teatrin në sheklje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore duke përfituar nga pandemia.

“I babëzituri nuk do t’ja dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentojnë”, thotë me tej Basha ndërsa shton se qeveria e ka shtuar “me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve”.

“Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.

I babëzituri nuk do t’ja dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN”, shkruan Basha ndërsa ka publikuar një video montazh me akuza për Ramën.

Lulzim Basha@lulzimbasha_al

Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.

Embedded video

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.