Mbrëmjen e sotme erdhi lajmi zyrtar se edhe komandanti i kontigjentit shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni, Klodian Tanushi ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Pas lajmit të trishtë ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha, i cili i ja përcjell ngushëllimet familjes, kolegëve e të afërme për humbjen e madhe.
Basha shprehet se lutet që shpirti i tij të prehet në paqe.
‘Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe’, shkruan Basha.



