E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha  sot takon  aleatët për marrëveshjet e koalicionit
Publik News

Basha sot takon aleatët për marrëveshjet e koalicionit

Lulzim Basha pret sot në selinë blu aleatët për të firmosur marrëveshjen e koalicionit. 

ale

 

 

Surpriza e koalicionit të PD është që në listë do të jetë edhe Fryma e Re Demokratike e themeluar nga Bamir Topi. Ish-presidenti ka qenë në koalicion me PS në zgjedhjet e shkuara.

I pari që do të firmosë dokumentin është Agron Duka i PAA-së në orën 12:00.

Gjithashtu risi është edhe kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi që pranoi mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI.

Duka do të ketë 12 përfaqësues në 12 qarqet, ku do të ketë një vend në listën e sigurte. Ndërkohë në orën 13:00 Basha do të firmosë me kreun e LZHK-së Dashamir Shehi.

Ky i fundit do të ketë tre kandidatë. Pas Shehit në selinë blu do të mbërrijnë më pas edhe Shpëtim Idrizi në orën 14:00. Mësohet se Idrizi do të ketë 11 kandidatë në të gjithë Shqipërinë.

Nga këto vetëm dy kandidatë do të jenë në listën e gjelbër. Pas Idrizit në selinë e PD do të mbërrijë kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka. Ky i fundit do të ketë 7 përfaqësues në të gjithë Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.