E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha : Spitalet janë të tejmbushura. Pandemia është jashtë kontrollit!
Publik News

Basha : Spitalet janë të tejmbushura. Pandemia është jashtë kontrollit!

Basha shprehet se menaxhimi i pandemisë në vend ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa mjekët janë të lodhur dhe spitalet të tejmbushura.

Basha: Pandemia jashtë kontrollit. Mjekët të lodhur, të pambrojtur, të mbingarkuar. Spitalet të tejmbushura.

Testimet janë më të ulëtat në Europë. Kjo është përgjegjësi e qeverisë. Përgjigjja e testimeve vjen aq vonë sa pacientët ose janë shëruar, ose kanë ndërruar jetë. Edi Rama është përgjegjës për çdo humbje jete.

Nëse Edi Rama do të zbatonte planin tonë me 5 pika të 29 shtatorit, 2500 testime në ditë, fonde për shëndetësinë, rimbursimin e mjekimit ambulator, gjendja do të ishte shumë më e mirë.

Edhe sa shqiptarë duhet të vdesin para se Rama të ndalojë aferat e ndryshme?

Shifrat tona zyrtare nuk janë të sakta edhe sepse testimet janë të ulëta. Nuk na ndihmoi fasada, propaganda dhe fshehja e shifrave. Edhe sa shqiptarë duhet të vdesin që të kemi një numër testimet që të paktën brenda 24 orëve të diagnostifikohet dhe nisë trajtimi për të një të sëmurë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.