Basha sulmon Berishën dhe Ramën për pazare dhe …
Basha duke folur në Kuvend ka akuzuar Ramen për çështje serioze që kanë të bëjnë me korrupsionin.
Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Sali Berisha, për pazare për shkak të dakordësisë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Lul Basha, foli sot edhe për dosjen “McGonigal”, për inceneratorët dhe pazaret mes mazhorancës dhe opozitës, por deri dje për Bashën këto nuk ishin primare pasi ishte i zënë se si të përçante opozitën dhe të mbante sa më gjatë në karrigen e pushtetit Ramën.
“Shitën ndeshjen pa filluar. Me formulën e dakordësuar dje e të votuar sot nga pazarxhinjtë, pushteti i dorëzohet Edi Ramës në këmbim të favorit, të goditjes së shkaktarit të frikës që është pandëshkueshmëria. Akti i fundit këtij pazari do të luhet kundër SPAK-ut. Ky parlament duhet shpërbëhet”, u shpreh ndër të tjera Basha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



