E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha sulmon Berishën: PD nuk është klubi Partizani
Lajme

Basha sulmon Berishën: PD nuk është klubi Partizani

Në intervistën për emisionin “Të Paekspozuarit”, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka theksuar se liderët politikë duhet të jenë të gatshëm të marrin vendime të vështira, duke e konsideruar atë një përgjegjësi dhe një mundësi për të sakrifikuar për interesin e partisë dhe vendit. Basha tha se Sali Berisha e sheh Partinë Demokratike si pronën e tij personale. Ai ka shtuar se PD nuk mund të trajtohet si klubi Partizani dhe se është forcë politike që duhet të shërbejë për Shqipërinë dhe për qytetarët, duke kaluar përtej interesave të individëve.

Pjesë nga intervista:

Lidershipi ndahet në dy grupe. Ata që marrin parasysh riskun për të sakrifikuar nga vetja e tyre, sepse derisa kanë hipur në atë karrige, me të vërteë kanë përgjegjësinë, disa e shohin edhe si privilegje e vendimeve, por kanë dhe riskun. Se gjërat mund të shkojnë mirë, por mund të shkojnë dhe keq. Prandaj duhet të marrin vendime edhe kur riskojnë veten e tyre. Ka dhe të tjerë që thonë pastaj pas meje kiameti. Qartësisht dhe unë e kuptoj pse e përdor fjalën pronë, zoti Berisha sheh Partinë Demokratike si pronën e vet. Që do të thotë, “më ndodhi mua diçka, këtë pronë e kam për ditë të zezë. Keq unë, keq prona, pas meje kiameti”. Unë nuk e kam parë këtë për asnjë moment kështu. As ato ditët e para kur sapo u zgjodha kryetar i PD dhe influenca e zotit Berisha ishte e dukshme. Sepse për njerëzit ikja e tij ishte tragjedi dhe as nuk mësohshin dot të më thonin kryetar. Dhe as në ditët e mia të fundit në atë detyrë para se të jepja dorëheqjen në mars të 2022-it. Pse? Për një arsye të thjesht, as sot 12 dhjetor, ditë e shënuar po kështu, seps ka disa që mendojnë se duhej të ishte 12 dhjetori dhe jo 11 dhjetori dita e themelimit të PD, në veçanti sot PD nuk është pronë e një individi. Nuk mund të jetë pronë e një individi. Dhe zoti Berisha i cili e trajton si një pronë, e ka marrë mesazhin nga unë që dje: PD nuk mund ta trajtojë si pronë të tij private.
Ndaja e madhe kjo është, kush e ka parë karrigen e vet, veten e vet, kush e ka parë PD thjesht dhe vetëm si një mundësi për veten e vet, padiskutim ka thënë: kur bëri Berisha këtë punë, “pronari”, po shkojmë dhe ne aty. Kush nuk e ndan këtë mendësi, kush nuk e sheh PD si pronë private të Sali Berishës, kush thotë që PD, siç them unë, nuk mund të jetë klubi Partizani e të trajtohet si klubi Partizani, sepse nuk është pronë private. Por është një kauz që shkon përtej çdo individi dhe gjithë individëve bashkë dhe duhet të vazhdojë t’i shërbejë Shqipërisë.

Marrëveshja e 17 majit, Basha zbulon prapaskenat: Sali Berisha tha se

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha, jo vetëm që ishte dakord me marrëveshjen e 17 majit me Edi Ramën, por tha se Berisha e ka quajtur fitore të madhe, pasi kjo do t’i hapte rrugë zgjedhjeve dhe daljes nga kriza politike.

I ftuar në emisionn “Të Paekspozuarit”, Basha tha se Berisha pas marrëveshjes i ishte drejtuar me shprehjen, “Win, win, win (Fitore, fitore, fitore)”.

Ai deklaroi gjithashtu se marrëveshja ishte një propozim i ndërkombëtarëve dhe se do të kishte sanksione për palën që nuk do ta pranonte.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Ka qenë një kohë sfiduese në opozitë. Por, sot që e shihni ngjarjet më ftohtë, cfarë gabimesh mendoni se keni bërë që do donit të ktheheshit pas? A është marrëveshja me Edi Ramën gabim? Se ti thua Edi Rama bëri gjithë këto gjëra në 2013, 2014, e me rradhe dhe pastaj ti në 2017 u bashkove me Edi Ramën… Bëre një marrëveshje me një njeri që kërkonte të të asgjësonte. Së pari njëherë, Berisha ishte brenda marrëveshjes? Se unë nuk e besoj që Berisha të mos ketë qenë…

Lulzim Basha: Konteksti është ky, ne ishim në një lëvizje që nisi që me 16 shkurt me ngritjen e çadrës, për të imponuar, pasi kishim denoncuar skandalet, ato që i dinë të gjithë, që Rama bashkëpunonte me bandat pë të grabitur zgjedhjet, që edhe mandati i tij sot, është prodhim i bandave. Për këtë ngritëm kauzën që me këtë sistem nuk shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për këtë arsye nisëm aksionin që njihet si çadra. Marrëveshja e 17 majit, baza e saj, është dokumenti që solli i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump dhe DASH, që solli një dokument për ti dhënë fund krizës. Ky dokument, publik, ishte baza e marrëveshjes. Përveç kësaj diplomati amerikan, lëshoi këtë paralajmërim, kush e pranon këtë është ok, kush e refuzon do të ketë sanksione. Nëse merr atë dokument dhe e krahason me marrëveshjen, ajo është publikuar nga PD dhe PS. Berisha, Topalli, Besnik Mustafaj, patriarkët e PD, e kanë duartrokitur si një marrëveshje win-win, që i dha fund krizës. Berisha i pari ka thënë “win,win, win” (fitore, fitore, fitore), marrëveshje ku fitojnë të gjithë palët dhe zhbllokohen zgjedhjet.

Ylli Rakipi: Ju me këtë marrëveshje mendonit se do të fitonit zgjedhjet? Edi Rama për një votë “të vret”, ta themi në mënyrë metaforike…

Lulzim Basha: Pas një rezistence të gjatë, u gjetëm përballë kësaj zgjedhje, ose të pranonim këtë zgjidhje, ose të përballeshim me konsekuencat politike. Kjo është baza e marrëveshjes, që tani përpiqen ta shesin si herezi. Asnjëherë nuk kam tradhtuar kauzat, kjo marrëveshje është produkt i qëndrimit të partnerit tonë strategjik dhe nga ana tjetër, presionit të vetë zotit Berisha dhe të tjerët. Po, Berisha ka qenë pjesë e këtij procesi dhe jo vetëm ka dhënë dakordësinë, por e ka lavdëruar këtë marrëveshje publikisht.

Ylli Rakipi: Ju thoni partneri strategjik, po pse mban përgjegjësi partneri? Se këtu të gjithë gjërat fshihen pas partnerit. Ne nuk votojmë partnerin, votojmë ty dhe Ramën, ç’është kjo partneri? Kjo është të fshihesh. Ty Edi Rama me atë marrëveshje të asgjësoi, ty, Sali Berishën, që paska thirrur “win, win, win” dhe të tjerët. Çfarë fitove ti me këtë marrëveshje? Duhet të ndjesh diçka sot, se Saliu thotë e ka bërë Lul Basha këtë.

Lulzim Basha: Unë jam mësuar tani, u bë kohë e gjatë, që ato që bëjnë vetë mi hedhin mua, kurse ato që kam arritur unë, i marrin si merita të tyre. Ne u përpoqem të rikthenim besimin, duke larguar minsitrin e brendshëm të Edi Ramës, disa prej ministrave të sektorëve ku ushtrohej presion, KESH, ALUIZNI, që ishin dokumentuar si të angazhuar në zgjedhjet e 2015, në manipulim, blerje dhe shtanzh të votuesve.

Ylli Rakipi: Dhjetë vite në krye të opozitës. Kur ju ishit kryetar, cili ishte roli i Sali Berishës aty? Ju ishit bashkëkryetar? Apo ju ishit administratori? Nuk mora përgjigje.

Lulzim Basha: Ju thatë do të bëjmë një intervistë të hapur, por kjo do të thotë edhe e sinqertë dhe e vërtetë. Edhe unë duhet të them, frazat që ke zgjedhur nuk i shkojnë për shtat situatës. Në periudhën e parë, autoriteti moral dhe politik i Sali BErishës ishte i kudogjendur, aq më tepër që ai ishte në Kuvend dhe unë nuk isha në Kuvend. Ky dualizëm, që përkthehej si ndrydhje e vullnetit të personave, që kishin zgjedhur Bashën kryetar por kryetari historik ishte akoma aktiv, u përkeqësua në vend që të përmirësohej me kalimin e kohës. Pse ndodhi? Aksioni im politik, filloi të merrte dimensione gjithnjë e më të pranuara nga shoqëria shqiptare, që kulmuan me zgjedhejt e 2021, ku PD mori më shumë vota në Shqipëri se në 2009 kur rinovoi mandatin e dytë. Prania politike e zotit Berisha, krijoi dualizëm. Vendimarrja që i takonte kryetarit dhe protagonizmi politik që i takon kryetarit në një parti, eklipsohej nga protagonizmi politik dhe mediatik i zotit Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.