E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha takim me biznesin e vogël në Fier: PD me platformë të qartë për ta çliruar nga taksidarët
Publik News

Basha takim me biznesin e vogël në Fier: PD me platformë të qartë për ta çliruar nga taksidarët

Basha tha se vendi po kalon në një periudhë të vështirë, ndërsa shtoi se PD ka një platformë të qartë për biznesin e vogël për ta “çliruar nga taksidarët”

 

 

basha

“Vendi po kalon në një periudhë të vështirë. Nga kjo krizë nuk zgjidhet pa trajtuar faktorin numër një në ekonominë shqiptare, biznesin e  vogël. Mbi 80% e volumit dhe punësimit vjen nga biznesi i vogël.  Pa investimet e huaja, biznesi nuk mund të ketë të nesërme.

Nuk flasim dot për një investim të huaj, serioz perëndimorë, përveç shfaqjeve bajate, me mashtrime avionësh që duken e zhduken nga linja ariore e “Turkish airlines”, por lyer me bojën e Edi Ramës si “Air Albania” që ndonëse është një sajesë shumë e dyshimtë, papritur na ka gjetur edhe para për t’i vënë emrin stadiumit. Se ku i gjeti ato para…

Kjo qeveri, që nga dita e parë e deri të fundit ka të fundit ka vetëm fasadë. Për PD, në zemër ët vizionit tonë politik për nxjerrjen e vendit nga kriza është një biznes i çliruar nga taksat, i fuqizuar, i ripërtërirë. Ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël, një pjesë prej tyre do të afektojnë pozitivisht edhe biznesin e madh”, u shpreh Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.