Basha takon qytetarët në qendër të Tiranës: Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama
Kryetari i PD ka dalë sot në rrugët e kryeqytetit për të takuar qytetarë dhe biznesmenë që kanë rifilluar aktivitetet e tyre.
Me maskë mbrojtëse dhe duke ruajtur distancimin social, Basha përshëndetej me qytetarët me brryl, për të mos rrezikuar shëndetin e tij apo të qytetarëve.
Në fotot që i ka publikuar në profilin e tij në Facebook, Basha thotë se pjesa më e madhe e qytetarëve i kanë zbatuar rregullat e higjenës dhe distancimit social, por problemi më i madh tashmë mbetet situata ekonomike e rënduar.
Kreu i PD shprehet se qeveria nuk i ka ndihmuar qytetarët dhe bizneset, ndaj edhe këta të fundit rrezikojnë të mbyllen.
“Pjesa më e madhe e qytetarëve që takoj në Tiranë i kanë respektuar rregullat e higjenës dhe të distancimit social. Megjithatë shqetësim serioz mbetet situata ekonomike e rënduar nga pandemia e COVID-19. Janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi. Edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha. Mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë prej tyre ndërsa të shumtë janë dhe ata që janë detyruar të heqin të punësuar nga listpagesat.
Qeveria Rama i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve. Rinisja e aktivitetit normal është shumë e vështirë për ta tashmë që veç faturave dhe taksave të larta, përballen me uljen e numrit të blerësve dhe ankthin për të ardhmen e pasigurt.
Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama. Asnjë formë propagande dhe cirku qeveritar nuk e fsheh dot pasigurinë dhe varfërinë e tejskajshme që po pllakos në familjet shqiptare”, shkruan Basha në profilin e tij.
Lulzim Basha:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
















