Basha: Tkurrja e ekonomisë sonë më keq se në çdo vend, për shkak të Ramavirusit
Lulzim Basha, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka komentuar sot raportin e BERZH-it, institucionit financiar që e sheh më të thellë rënien ekonomike të Shqipërisë prej krizës sesa institucionet e tjera. Nëse FMN e ka parashikuar rënien ekonomike të vendit tonë 5%, BERZH ka bërë një parashikim më të zymtë: 9%! Basha gjykon se shkaktar i kësaj rënie dramatike të ekonomisë është “Ramavirusi”: “Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër, – shkruan Basha në Twitter, – sepse Ramavirusi zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset. Prej Ramavirusit, njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën.” LEXO EDHE: Ja çfarë shkruajnë gazetat për sot, e mërkurë 13 Maj 2020 Në vijim, Basha ka publikuar parashikimin nga BERZH:
https://publiktv.live/berzh-ekonomia-e-shqiperise-do-te-bjere-me-thelle-se-ne-gjithe-vendet-ne-zhvillim/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



