E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha u shtrin dorën demokratëve: Logon dhe firmën tonë e mbajnë
Lajme

Basha u shtrin dorën demokratëve: Logon dhe firmën tonë e mbajnë

Kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, në festën e 33 vjetorit të themelimit të kësaj force politike u ka shtrirë dorën për bashkëpunim demokratëve, duke u kërkuar të japin kontributin në partinë e tyre.

“Ne keto 33 vite, ne kemi arritur shumë por kemi bërë edhe shumë gabime.
Ne kemi pesuar shume, por edhe kemi mesuar shume!

Logon dhe firmen e partise sone e mbajne mbi ngjarjet të rëndësishme për Shqipërinë. E mban anëtarësimi në NATO, prej te cilit te gjithe ju bashkeqytetare ndiheni sot me te sigurt. E mban levizja e lire pa viza kudo ne Europe, një ëndërr e bërërealitet për miliona shqiptarë. E mbajnë projekte te medha infrastrukturore anembane vendit, te cilat ju te dashur qytetare i perdorni perdite.

Sot, ne 33 vjetorin e themelimit tone, duhet ta themi pa asnjë ndrojtje, që Partia Demokratike e Shqipërisë në këto 33 vite nuk e permbushi detyren e saj ndaj pronarëve,
nuk e permbushi detyren e saj ndaj të përndjekurve, nuk e permbushi detyren e saj për vlerësimin e kontributeve historike. Prandaj shumë prej tyre, që ndoshta janë edhe në këtë sallë, me të drejtë janë ndierë të nëpërkëmbur, janë ndier të ofenduar, janë ndier të tradhtuar në kauzat e tyre për të cilat kjo parti u formua.
Në emrin tim, në emrin të gjithë anëtarëve të saj sot kam një thirrje për të gjithë ata që në këto 33 vite janë larguar nga Partia Demokratike:

Për të gjitha ata kontributore themelues të saj dhe çdo person që të djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, që për arsye të ndryshme në këto vite nuk janë ndier në shtëpinë tyre, bashkohuni me Partinë Demokratike të Shqipërisë,
Ejani jepni kontributin tuaj të çmuar ashtu sikurse e keni dhënë në vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite.
Partia Demokratike e Shqipërisë është partia e themeluesve të saj, është partia e studentëve të dhjetorit, është partia e të përndjekurve dhe e pronarëve, është partia e njerezve të lirë eshte partia e vlerave euro-atlantike eshte partia e interesit kombëtar të shqiptarëve. Partia demokratike është familja juaj ne ju mirepresim te gjitheve”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.