E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha uron Fiter Bajramin nga Shkodra: Sot, festë e madhe e shpresës
Publik News

Basha uron Fiter Bajramin nga Shkodra: Sot, festë e madhe e shpresës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar festën e Fiter Bajramit nga qyteti i Shkodrës.

Ai ka dhënë një mesazh për të  gjithë shqiptarët, duke e cilësuar një festë të madhe të shpresës.

“Nga zemra u uroj të gjithë besimtarëve myslymanë, të gjithë vëllezërve dhe motrave Gezuar ditën e Fitër Bajramit, festën e madhe të shpresës e të besimit. Në veçanti uroj agjëruesit, që kanë mbyllur sakrifice dhe provash. Zoti ua pranoftë agjërimin, Zoti ua pranoftë lutjet, i begatoftë ata, familjet e tyre dhe shqiptarët kudo ku janë! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha Basha.

Kujtojmë që Basha i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, ka zhvilluar një takim me myftiun e qytetit të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, në një takim ku nuk kanë munguar shtrëngime duarsh dhe përqafime, edhe pse vendi është një kohë pandemie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.