E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Veliaj, hajdutt ordiner dhe vrasësi i Ardit Gjoklajt
Publik News

Basha: Veliaj, hajdutt ordiner dhe vrasësi i Ardit Gjoklajt

ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se ideja për Teatrin e ri është një aferë korruptive pa garë.

Basha shtoi se Veliaj, Rama dhe arkitekti Bjarke Ingels do të hetohen dhe do të ndiqen penalisht kur PD do të vijnë në pushtet.

Basha: Kjo është një aferë e pastër korruptive, nuk ka garë, nuk ka projekt. Është shkelur çdo ligj dhe nëse do të kishte drejtësi minimale, do të kishte Erion Veliajn të pandehur, hetim ndaj Ramës, dhe Bjarke Ingels që është prej sot non grata prej PD-së dhe do të ndiqet penalisht, kur do të kemi përgjegjësinë e drejtimit të vendit.

Çështjen e parë ia mbyllën prokurorët e korruptuar të Ramës dhe oligarkët e tij që i bëjnë pazaret nga furriqet e oligarkisë. Kjo është aferë e pastër korruptive. Ne kemi mbledhur dokumentet dhe do të kallëzohet penalisht Erion Veliaj dhe të gjithë që kanë të bëjnë me këtë aferë. Do të bëjmë gjithçka për t’i shkuar deri në fundi.

Nuk duhet që shembja e Teatrit të jetë shembja e drejtësisë së re dhe për këtë duhet të kemi një ndryshim dhe ky është ndryshimi me votë i tiranisë. Me Teatri janë shembur shumë gjëra, fasada e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, por dëmi shkon përtej, sepse deprivimet ekonomike nuk mund t’i sillnin te Teatri. Veliaj është një mashtrues ordiner, një hajdut ordiner dhe vrasësi i Ardit Gjoklajt. Ai është një mashtrues ordiner.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.