Basha: Vettingu në politikë rrëzon murin e korrupsionit që vret demokracinë dhe varfëron familjet shqiptare. I hap rrugë Shqipërisë drejt BE
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur qëndrimin e tij për vettingun e politikanëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha thekson se kjo është mënyra për të rrezuar murrin e korrupsionit, që sipas tij po vret demokrcinë dhe po varfëron shqiptarët.
Që të mos jemi të parët në Evropë për përhapjen e korrupsionit, deklaron kryetari i PD, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë.
“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë.
Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së. #vettingnëpolitikë”, mbyll postimin e tij Lulzim Basha.
Basha ka publikuar edhe një tregues të korrupsionit për vitin 2021, ku Shqipëria renditet mes vendeve si Egjipti apo Zambia.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



