Basha video-mesazh për punonjësit e administratës publike: Mos kini frikë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një videomesazh për të gjithë punonjësit e administratës, që në zgjedhjet e 25 prillit të mos kenë frikë.
Basha i bën thirrje që të dalin në mënyrë masive dhe të votojnë për largimin e atyre, që siç thotë Basha i kanë përdorur.
“Dua të jap një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë punonjësit e administratës: mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! I vetmi ndryshim për të cilin do të votoni është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit, normalitetit dhe i mundësisë për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve. #ShqipëriaFITON”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



