E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha viziton nga afër grevistët në Fier, ja premtimi që u dha
Publik News

Basha viziton nga afër grevistët në Fier, ja premtimi që u dha

87438667_2967865619931266_8198461847821615104_o

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vizitoi sot nga afër punonjësit e Uzinës në Ballsh dhe atyre të nënstacionit elektrik të Poçemit që janë futur në grevë urie prej disa ditësh.

 

Teksa nënvizoi se ata janë të tradhëtuar nga qeveria, Basha premtoi mbështetje pas kusht për kërkesat e tyre.

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush”, shkruan kryedemokrati në Facebook.

14 punonjësit e nënstacionit elektrik dhe stacionit të pompimit, në Poçem të Mallakastrës, janë futur sot në ditën e tetë të grevës së urisë, ndërsa 10 punonjësit e Uzinës në Ballsh janë futur në ditën e katërt të grevës. Të gjithë këta punonjës kanë nisur grevën e urisë, pasi nuk kanë marrë rrogat.

86870656_2967865626597932_3984225531666104320_o


Për t’u bërë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.