Basha:Ndërkombëtarët janë ndërgjegjësuar,më 7 maj rrëzojmë në Kavajë, republikën e vjetër!
“Nga honet e errëta të dëshpërimit të induktuar nga krimi, droga dhe arroganca qeveritare, nisi marshimi dhe bashkimi ynë i madh i 18 shkurtit. U mblodhën qindra mijë shqiptarë në këtë shesh, në këtë agorë, deri tek sheshi ‘Skënderbej’, për të marrë një vendim të madh, që koha dhe vuajtjet dhe shpresat e shqiptarëve e thirrën në shesh, vendimin për të mos ulur më kokën para arrogancës. Për të mos u trembur më nga krimi në pushtet, vendimin për t’i thënë jo republikës Pazar, për të refuzuar komplotin ekonomik e politik që luhet prej 4 vjetësh në kurriz të shqiptarëve, vendimin për të mos zhvilluar zgjedhje fasadë dhe për të mos u bërë alibi e republikës së vjetër dhe për të marshuar drejt një republike të re të qytetarëve shqiptarë të lirë dhe të vendosur në fatin e tyre europian”, tha Basha.
Ai shtoi se ka ardhur koha per zgjedhje te lira.
“Asgjë nuk është më si më parë. U shembën fasadat e vjetra. Bota mbarë i njohu vuajtjet e një kombi të tërë. Sot në takime si ky që sapo mbarova dhe në ato të tjera që kam pasur, ajo që nuk pranohej si e mirëqenë sot është e certifikuar falë këtij bashkimi. Zëri juaj i bashkuar e vërteta juaj e bashkuar është sot e vetmja e vërtetë që njeh Europa dhe mbarë bota. E gjithë bota e di siç e dimë ne të gjithë këtu se zgjedhje të lira ku qytetarët mund të shprehin vullnetin e tyre nuk mund të ketë. E gjithë bota e di se krimi dhe droga janë përgjegjësi e qeverisë dhe kryeministrit të fasadës. E gjithë bota dhe çdo shqiptar e di se zgjidhje mund të vijë vetëm duke marrë në dorë fatin e zgjedhjeve me një qeveri teknike që do të luftojë krimin e drogën dhe mundësojë votën e lirë të qytetarëve shqiptarë”, tha kreu i opoz
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje sot gjithë shqiptarëve të bashkohen të dielën në një protestë madhështore në Kavajë, “në stacionin më të rëndësishëm të kësaj beteje finale”, siç e cilësoi ai protestën 77-ditore të opozitës.
“Ne jemi gati, – tha Basha, – dhe stacioni ynë më i rëndësishëm në këtë betejë finale, përballja e parë, është dita e diel në kryeqytetin e lirisë, në kryeqytetin e demokracisë, në Kavajë!
Nga Kavaja, le të përhapet lajmi i mirë kudo se republika e vjetër, se fasada e republikës së vjetër është një tigër letre, një grusht pushtetarësh të korruptuar. Nga Kavaja ditën e diel le t’i mundësojmë çdo shqiptari dhe miku të huaj, dashamirës dhe kundërshtarë të republikës së re, le ta dinë se më 7 maj, republika e vjetër rrëzohet në Kavajë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



