E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha,zv.ministrit të Austrisë: ”Qeveria Rama, tërësisht e paralizuar për shkak të situatës së krijuar në vend nga zbulimi i lidhur me  trafikun e drogës
Lajme

Basha,zv.ministrit të Austrisë: ”Qeveria Rama, tërësisht e paralizuar për shkak të situatës së krijuar në vend nga zbulimi i lidhur me trafikun e drogës

Kërkesa e Bashës për BE-në, zbardhet takimi me zv.ministrin e Austrisë

“Qeveri tërësisht e paralizuar për shkak të situatës së krijuar në vend nga zbulimi i lidhjeve të saj më trafikun ndërkombëtar të drogës”. Keshtu e ka cilesuar qeverine Rama, kryedemokrati Lulzim Basha, sot gjate takimit me Zëvendësministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Linhart.

Gjate takimit, si informon zyra per shtyp e PD, kreu i opozitës i tha zëvendësministrit të Jashtëm austriak se nga kultivimi i kanabisit në Shqipëri po kalohet tek trafikimi i heroinës dhe kokainës dhe pastrimi i parave në fusha të caktuara të ekonomisë si ndërtimi dhe projektet PPP.

“Emigrimi rekord i shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian është pasojë e zhgënjimit nga qeverisja, e cila përfaqësohet në çdo nivel me njerëz të inkriminuar dhe të korruptuar. Bashkimi Europian nuk mund ta injorojë këtë problematikë, pasi i rrezikohet kredibiliteti”- tha Kryetari Basha.

Ai theksoi me tej se shembja e lidhjeve të krimit me politikën është urgjencë kombëtare për të ndalur marshimin e krimit të organizuar në qeverisje dhe ekonominë e vendit dhe për të rikthyer legjitimitetin e qeverisjes.

Partia Demokratike beson se realizimi i reformës zgjedhore, duke përfshirë sistemin elektronik të votimit, është një nga mënyrat për të dalë nga kriza dhe për të kthyer besimin tek njerëzit.

Kryetari i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha, e falenderoi Zv/ministrin e Jashtëm Linhart për mbështetjen e fuqishme të Austrisë dhe, veçanërisht të kryeministrit Kurz, për integrimin europian të Ballkanit.

Në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, Austria do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian dhe Zv. Ministri i shprehu zotit Basha mbështetjen e plotë të vendit të tij për zbatimin e reformave dhe arritjes së rezultateve konkrete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.