E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkë me babanë kërcënoi biznesmenin për tenderin 1 milion eurosh, Algert Alcani përgjegjës në Bashkinë e Tiranës
Flash

Bashkë me babanë kërcënoi biznesmenin për tenderin 1 milion eurosh, Algert Alcani përgjegjës në Bashkinë e Tiranës

I riu në foto është Algert Alcani, 27 vjeç. Ky i fundit bashkë me Shaqir Alcanin, 62 vjeç, pronarë të “Alcani Sh.p.k”, si dhe Edmir Boci, janë arrestuar. Në kërkim 38-vjeçari me inicialet L.K,. Dyshohet se shtetasit Shaqir dhe Algert Alcani, babë e bir, kanë kërcënuar me jetë biznesmenin Eral Myftarajn për t’u tërhequr nga tenderi që ta merrte Shaqiri. Algerti vetëdeklaron se punon në Bashkinë e Tiranës si përgjegjës sektori.

Myftaraj, zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik dhe ka fituar një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Erali u kërcënua nga Shaqir dhe Algert Alcani që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.