E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkëshortja e Harasanit: Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit
Lajme

Bashkëshortja e Harasanit: Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit

Bashkëshortja e Andis Harasanit/ Fatkeqësisht, e humbëm

Suela Harasani  bashkëshortja e ish-deputetit socialist, ka reaguar në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Andis Harasani.

Me fjale të ndjera ajo shkruan se Andisi e humbi betejen me kancerin qe vuante prej disa kohesh.

Suela shkruan në rrjetet sociale:

Te dashur familjare e miq,
Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit. Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë!
Detaje per ceremonine e lamtumirse fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.