Bashkëshortja surprizon Lorik Canën për ditëlindje (FOTO)
Festë me qirinj e tullumbace…
Lorik Cana është një ndër figurat më të njohur të futbollit shqiptar. Ish-kapiteni i kombëtares ka një numër të madhe ndjekësish në profilin e tij “Instagram”, ku poston foto e video të ndryshme.
Loriku tashmë është zhvendosur në Itali, ku po jeton me bashkëshorten Monica Ercoli Cana dhe djalin e tij. Dita e sotme për Canën është e veçantë pasi feston ditëlindjen.
Bashkëshortja e tij e ka surprizuar futbollistin me një ambient plot tullumbace e qirinj. Lorik Cana ka lindur më 27 korrik të vitit 1983 dhe ditën e sotme ka mbushur plot 35-vjeç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



