E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia e policia nisin aksionin për ujin, 4 persona të ndaluar
Lajme

Bashkia e policia nisin aksionin për ujin, 4 persona të ndaluar

Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Me përfundimin e afatit për vetëdisiplinimin e situatës me ujin e pijshëm, Task-Forca e Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë nisi sot në terren aksionin  për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme nga bizneset, me synim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.

Tetë  grupet e Task-Forcës, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, u përqendruan në zonën e Astirit dhe të Dajtit.

Në zonën e  Dajtit, u bënë 15 verifikime të hollësishme në biznese të dyshuara për lidhje të paligjshme, si dhe 10 të tjera në zonën e Astirit. Nga kontrolli rezultuan katër raste të abuzimit me ujin e pijshëm, ku për një rast është kryer edhe shoqërimi i shkelësve.

Gjithashtu, në dy linjat kryesore të transmetimit, ajo dn 700 dhe dn 1000, që dalin nga impianti i Bovillës, u konstatuan gjithsej 14 lidhje të paligjshme. Aktualisht procesi i verifikimit të lidhjeve të paligjshme në këto tubacione po vijon ende.

Ndërkohë, afati për vendosjen e lidhjeve të ligjshme dhe me kontratë më UKT është zgjatur deri më 28 shkurt vetëm për konsumatorët familjarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.