E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia e Shkodrës merr masa ekonomike
Publik News

Bashkia e Shkodrës merr masa ekonomike

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ndërsa e ka cilësuar situatën në të cilën ndodhet vendi prej koronavirusit si emergjente i ka bërë një kërkesë kryeministrit Edi Rama për taksat ndaj bizneseve dhe qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjete sociale Ademi i kërkon kryeministrit të hiqet taksa e pronës dhe tarifat vendore për 3 muaj për gjitha kategoritë e taksapaguesve.

Njoftimi i Voltana Ademit:

Situata emergjente kërkon masa urgjente!
Bashkia Shkodër në krah të qytetarëve dhe bizneseve.

? Kërkojmë menjëherë shqyrtimin dhe miratimin e propozimit për marrjen e vendimit për përjashtimin nga detyrime vendore për individët, familjet, personat fizik dhe juridik, OJF-të subjektet, institucionet, në territorin e Bashkisë Shkodër: (Lagje 1, Lagje 2, Lagje 3, Lagje 4, Lagje 5, Njësitë Administrative Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Rrethina, Pult, Shalë, Shosh):

✅ A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

✅ B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve:

89853129_2571099749804403_2232412279771496448_n.jpg

90242740_2571099743137737_7966298047766331392_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.